Kuvendi vazhdon nesër seancën, pritet votimi i rezolutës për murin në Mitrovicë

Kuvendi vazhdon nesër seancën, pritet votimi i rezolutës për murin në Mitrovicë

Haradinaj falënderon kongresmenin Engel për mbështetje
Haradinaj: Kosova brenda 10 ditësh do ta ketë Qeverinë

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër nga ora 10:00 të vazhdojë seancën e lënë në gjysmë nga java e kaluar.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se nesër parashihet që të jetë votimi i Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës.

Në seancën e nesërme janë paraparë katër pika të rendit të ditës.

1. Votimi i Projektligjit nr.05/L-119 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.05/L-043 për faljen e borxheve publike.

2. Votimi i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive.

3. Votimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158.

4. Votimi i Propozim-rezolutës lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës.

COMMENTS