Kuvendi nuk votoi asnjërën rezolutë të propozuar nga Vetëvendosje

Propozim rezoluta për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka kaluar, por nuk është votuar edhe propozim rezoluta për situatën e krijuar në Mitrovicë.

Kjo pasi që nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm në Kuvend.

Deputetët nuk kanë mundur as ta formojnë një komision ad-hoc për emërimin e një anëtari të Bordit të RTK-së.

VV propozoi edhe një rezolutë për sigurimet shëndetësore, e cila do të hidhet në votim pas konsultimit të grupeve parlamentare.

COMMENTS