Kuvendi miraton rekomandimet e PDK-LDK për rastin Dehari

Kuvendi miraton rekomandimet e PDK-LDK për rastin Dehari

Draft-marrëveshja mes LDK-së dhe AKR-së
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, diskuton për seancën e 3 gushtit

Me një shumicë të thjeshtë votash prej 49 deputetësh dhe me abstenimin e 13 deputetëve në sallë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet e Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të paraqitura në fund të seancës së jashtëzakonshme për rastin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Në rekomandimet e paraqitura nga PDK dhe LDK që përmbajnë tri pika, thuhet se ‘rasti i vdekjes së Astrit Deharit duhet të zbardhet në mënyrë të drejtë dhe transparente’, që ky rast ‘të mos lejohet të politizohet’ dhe ‘nëse familja kërkon hetim të vdekjes së Astrit Deharit jashtë vendit, atëherë Qeveria e Kosovës duhet t’ia mundësojë këtë duke hequr edhe shpenzimet’.

Kuvendi votoi për dy dokumente të ndryshme: rekomandimet e partive në pushtet dhe një Rezolutë të paraqitur nga partitë opozitare. Rezoluta u cilësua si një kërkesë e organizatave joqeveritare që kanë organizuar edhe një peticion të dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, pak ditë më parë.

Kjo Rezolutë, që mori më pak vota sesa rekomandimet e PDK-LDK-së, parashihte ‘hetim të pavarur dhe transparent për rastin Dehari, dorëheqjen e dy ministrave, atij të Punëve te Brendshme dhe të Drejtësisë, si dhe përgjegjësi nga zyrtarët që dështuan të garantojnë siguri në burgun e Prizrenit’.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për rastin e vdekjes në burgun e Prizrenit, në muajin nëntor, të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, me kërkesën e deputetëve të PDK-së, që ka theksuar se po e mbështet atë. Seanca është përshkruar me akuza dhe kundër akuza ndërmjet deputetëve të partive në pushtet dhe opozitë.

Ndërkohë Shoqëria civile në Kosovë, ka vazhduar sot protestat në kërkim të drejtësisë për Astrit Deharin, i cili u gjet i vdekur në paraburgim më 5 nëntor.

COMMENTS