Kuvendi miraton Projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale

Anulohet vizita e kryeministrit të Malit të Zi
Lista Serbe i bashkohet opozitës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, pa amendamentin e deputetit Nait Hasani, i cili parashihte zvogëlimin e dënimeve për 1/3 për të dënuarit.

Ky projektligj pas shumë shtyrjeve për shkak të kuorumit, në seancën e sotme mori 63 vota për, asnjë kundër dhe 4 abstenime.

Thirrje për miratimin e këtij projektligji ditë më parë bëri edhe ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie.

Ndërsa, projektligji për Miniera dhe Minerale u shty për seancën tjetër meqë nuk pati kuorum, sikurse edhe rezoluta për aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes.

COMMENTS