Kuvendi miraton Ligjin për Investime Strategjike

Me 57 vota për, 14 kundër dhe 11 abstenime Kuvendi miratoi Projektligjin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës.

Lëvizja VV tha se do të votojë kundër këtij ligji. Ndërsa Nisma dhe AAK kanë abstenuar.

Glauk Konjufca tha se Ligji nuk mbron në mënyrën më të mirë të interesin ekonomik përball investitorëve. Ne do ta votojmë kundër.

Ndërsa deputeti Zafir Berisha tha se me këtë ligj nuk mbrohet interesi i qytetarëve dhe interesi i shtetit prandaj do të abstenojnë.

Gjithashtu edhe Pal Lekaj nga AAK tha se kjo parti do të abstenojë pasi që kanë paqartësi për ligjin.

COMMENTS