Kuvendi miraton ligjin për dhomën e posaçme të gjykatës supreme

Kuvendi miraton ligjin për dhomën e posaçme të gjykatës supreme

Na pret një mot befasues
Takimi i Veselit me Trump çmend serbët! (Foto)

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare, ku kanë kaluar në lexim të dytë projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore dhe projektligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.

Gjithashtu, është miratuar në lexim të dytë projektligji për plotësimin e ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por jo edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për minierat dhe mineralet.

Projektligji për mbrojtjen nga zhurma ka kaluar në lexim të tretë , ndërkohë, është formuar komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Kurse, aktualisht deputetët po votojnë për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

COMMENTS