Kuvendi i Kosovës po mban sot seancë të jashtëzakonshme për mbrojtjen e 'vlerave të luftës së UÇK-së'. Seanca është thirrur nga Partia Demokratike
Kuvendi i Kosovës po mban sot seancë të jashtëzakonshme për mbrojtjen e ‘vlerave të luftës së UÇK-së’.
Seanca është thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës pas konfirmimit të dënimit ndaj pjesëtarëve të gjykuar në rastin e njohur si ‘Drenica 1 dhe 2’, ku bëjnë pjesë kryesisht ish-udhëheqës të UÇK-së, përkatësisht figura politike të PDK-së.
Rasti i fundit, sipas PDK-së, ‘tregon një shpërfaqje të re të një qasjeje të tillë ku jo vetëm dënimi, por edhe i tërë procesi, ishte një tendencë e mohimit të vlerave sublime’.
Dënimi i figurave të larta të ish-UÇK-së, sipas PDK-së, po bëhet në kundërshtim me vetë standardet e drejtësisë të njohura në botë dhe ligjet e Kosovës.
Në fund të seancës është paralajmëruar miratimi i një rezolute.
Pas thirrjes së kësaj seance, janë shënuar edhe disa reagime nga shoqëria civile, duke e konsideruar atë si tendencë dhe përpjekje për ndërhyrje në punën e sistemit të drejtësisë.
COMMENTS