Kuvendi konstituohet sot, Qeveria votohet të shtunën

Kuvendi konstituohet sot, Qeveria votohet të shtunën

Rusi, shpërthime në metronë e Shën Petërsburgut, ka edhe viktima
I nxehti afrikan, ky është parashikimi i motit për sot

Jetlir Zyberaj, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Qeveria do të votohet të shtunën pasdite.

Zyberaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kuvendi i Kosovës do të konstituohet sot, ndërkaq Qeveria votohet të shtunën pasdite.

‘Qeveria votohet të shtunën pasdite. Kuvendi konstituohet sot. Megjithëse ishte paraparë të premten, mungesa e disa deputetëve të koalicionit dhe obligimet që të jenë jashtë vendit shtyn votimin e qeverisë për të shtunën’, shkruan Zyberaj në Facebook.

Ndryshe, sot në ora 14:00 pritet të vazhdoj seanca konstituive, ku do të zgjidhen kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

COMMENTS