Kuvendi Komunal i Prishtinës me rezolutë për Haradinajn

Kuvendi komunal i Prishtinës ka miratuar një deklaratë në mbështetje të ish- kryeministrit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Har

Kuvendi komunal i Prishtinës ka miratuar një deklaratë në mbështetje të ish- kryeministrit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i ndaluar nga autoritetet e Francës një muaj më parë në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme e thirrur nga AAK-ja, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Ibrahim Mehmetaj tha se nxjerrja e kësaj deklarate në mbështetje të ish kryeministrit Haradinaj nga ana e Kuvendit Komunal vjen pas ndalimit të padrejtë të Haradinajt dhe reagimit nga mbarë bota shqiptare.

Mehmetaj: Jemi të shqetësuar me ndalimin e Haradinajt

“Ne asamblistët e Kuvendit komunal të Prishtinës përfaqësues të qytetarëve të Prishtinës, pavarësisht përkatësisë politike përmes kësaj deklarate shprehim shqetësimin dhe kundërshtimin tonë lidhur me ndalimin dhe mbajtjen e padrejtë të ish kryeministrit Haradinaj nga autoritetet e drejtësisë së Francës me një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Vendimin për ndalimin e tij nga shteti mik Franca e cilësojmë si të padrejtë dhe të pajustifikueshëm. Ish komandanti i ZOD-së dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj e ka dëshmuar me shkuarjen në Tribunalin e Hagës i cili në dy shkallët vendosjes e ka konfirmuar pafajësinë e tij dhe e shpalli të pafajshëm duke e lënë të lirë”, theksoi Mehmetaj.

Me tutje në deklaratë, kërkohet edhe nga institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për heqjen e fletarresteve të lëshuara nga Serbia.

Mehmetaj: Institucionet të punojnë seriozisht për heqjen e fletarresteve serbe

“Lufta e UÇK-së dhe Haradianj ka qenë çlirimtare dhe e pastër pavarësisht tendencave të Serbisë për kriminalizimin e saj. Ne çmojmë lartë kontributin e Haradinajt dhe familjes se tij për luftën për çlirim dhe kërkojmë nga drejtësia e Francës që ta liroj sa më parë. Gjithashtu kërkojmë nga institucionet kompetente vendore e ndërkombëtare që të punojnë seriozisht për të shfuqizuar fletarrestet që vijnë nga Serbia dhe ndërprerjen e praktikave për ndjekjen e ish luftëtarëve të lirisë sipas aktakuzave false të ngritura nga një shtet i cili nuk u pengua për gjenocidin e bërë ndaj popullit shqiptar”, shtoi ai.

Lideri i AAK-së u ndalua nga autoritetet franceze më 4 janar, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Ai pritet që pasnesër të dal para Gjykatës në Francë, ku do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e tij në këtë shtet.

Kuvendi Komunal i Prishtinës me rezolutë për Haradinajn

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku pika e vetme e rendit të ditës është miratimi i Rezolutës së përbashkët, për rastin e arrestimit të Ramush Haradinajt.

COMMENTS