Kuvendi i Kosovës nisë seancën, ministri Bajrami në interpelancë (Live)

Ka filluar punimet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror, gjatë së cilës do të paraqitet në interpelancë, ministri i Arsimit, Shk

Ka filluar punimet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror, gjatë së cilës do të paraqitet në interpelancë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Ai do të përgjigjet para deputetëve lidhur me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë.

Po gjatë kësaj seance, parlamenti do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për automjete, si dhe atë për legalizimin e armëve.

Poashtu, Kuvendi do të zhvillojë debat parlamentar lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca.

Rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, 4. Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-134 për legalizimin e arëmve dhe dorëzimin e arëmve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,

8. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Ndiqeni direkt seancën e Kuvendit të Kosovës KËTU:

COMMENTS