Kuvendi i Kosovës miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2017

Kuvendi i Kosovës miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2017

Kuvendi i Kosovës me 61 vota për, 15 abstenime ka miratuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së K

Kuvendi i Kosovës me 61 vota për, 15 abstenime ka miratuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.
05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Pas fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku,
duke arsyetuar raportin me rekomandime të këtij komisioni ka thënë se ndryshimet e amendamentit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan dhe amendamentit për fondin e sigurimeve shëndetësore, mjetet prej 11 milionë eurove do të destinohen për blerjen e barnave dhe shërim jashtë vendit.

Ky projektligj me gjithsejtë 18 amendamente është miratuar nga deputetet e Legjislativit.

COMMENTS