Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për mbrojtjen e 'vlerave të luftës së UÇK-së', sipas kërkesës së parashtruar nga Partia Demokratike. Rez
Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për mbrojtjen e ‘vlerave të luftës së UÇK-së’, sipas kërkesës së parashtruar nga Partia Demokratike.
Rezoluta ka pasuar një debat tejet të ashpër të zhvilluar të enjten, ku protagonistë kryesorë ishin deputetë të PDK-së dhe ata të Vetëvendosjes.
Drafti i rezolutës është harmonizuar nga shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën. Kurse Vetëvendosje ka propozuar pika tjera. Votimi ka sjellë si rezultat 61 vota për, asnjë kundër dhe 11 abstenime.
Në këtë rezolutë thuhet se Kuvendi i Kosovës zotohet që brenda gjashtë muajve do ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.
Në rezolutën e harmonizuar thuhet, pos tjerash, se pjesëtarët e UÇK-së ishin faktorë vendimtar për sjelljen e lirisë dhe në këtë drejtim duhet të gëzojnë mbështetjen dhe vlerësimin e tyre të merituar institucional, në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
COMMENTS