Kuvendi debaton sot për deportimin Gylenistëve

Kuvendi debaton sot për deportimin Gylenistëve

Kryesia e Kuvendit pas shqyrtimit të kërkesës së 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me rastin e deportimit të gjashtë shtetaseve të Turqisë, vendosi që seanca të mbahet sot në orën 14.00.

Kështu ka thënë nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti pas mbledhjes së Kryesisë të cilën e kryesoi ai.

Kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është bërë nga Lidhje Demokratike e Kosovës.

‘Është mbledhur sot Kryesia e Kuvendit dhe ka vendosur që kërkesa e 40 deputetëve të filloj në orën 14.00, sa i përket debatit për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Është kërkesë e deputetëve dhe ne kemi për obligim sipas rregullores dhe Kushtetutës që ta mbajmë debatin në përputhje me kërkesën e deputetëve. Çështjet tjera që kanë të bëjnë me rendin e ditës për seancat e ardhshme, besoj se do t’i shqyrtojmë në mbledhjet e ardhshme’, ka thënë Haliti.

COMMENTS