Kushner përballë Komitetit të Intelegjencës

Gjatë janarit në Shqipëri më së shumti kanë hyrë qytetarë të Kosovës
Nis takimi ndërmjet Presidentit Thaçit dhe Kryeministrit Borisov

Jared Kushner, dhëndrri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump do të takohet sot me anëtarët e Komitetit të Senatit për Inteligjencë, si pjesë e hetimeve rreth lidhjeve të mundshme mes Rusisë dhe fushatës presidenciale të Trumpit më 2016.

Takimi me dyer të mbyllura i Kushnerit me panelin e Senatit, do të përcjellet me një tjetër seancë private në Komitetin e Intelegjencës.

Sipas demokratit Adam Schiff, Kushner, 36 vjeçar do të përgjigjet për takimet e tij me ambasadorin e Rusisë në Uashington, udhëheqësin e një banke ruse dhe një avokati rus.

‘Ka shumë gjëra që duam të dimë’, i ka thënë Schiff, televizionit CBS.

‘Ne duam të dimë për disa takime për të cilat supozohet të kenë ndodhur’, ka thënë ai.

Anthony Scaramucci, drejtori i ri Komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se ai shpreson që kjo të jetë ‘hera e fundit që i duhet të flasë për Rusinë’.

Hetimet e Kongresit janë duke u hetuar ndaras prej hetimeve të Robert Muellerit, i cili ishte caktuar nga Departamenti i Drejtësisë për të hetuar nëse ka pasur ndonjë koordinim në mes të kampanjës së presidentit Trump dhe agjentëve rusë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

COMMENTS