Kushë rrëmbeu çmime kinematografike në ‘Critics’ Choice Awards’

Rita Ora nderohet me çmimin: ‘Artistja më e njohur ndërkombëtarisht në Kinë’
Çka i bën ‘bashkë’ Bebe Rexhën e Enca Haxhinë? (Foto)

Të dielën nisi audicioni i 22-të i ‘Critics’ Choice Awards’ në qytetin bregdetar të Santa Monicas në Los Angeles.

Çmimin kryesor të filmit më të mirë rrëmbeu “La La Land”, me protagonistë Emma Stone dhe Ryan Gosling, ndërsa në kategorinë e aktorëve më të mirë në rol dytësor triumfuan Viola Davis dhe Mahershala Ali.

“Ajo që dukej një ëndërr e parealizueshme u bë sot realitet. Ju nuk e humbët kurrë besimin dhe më nxitët vazhdimisht, prandaj ju jam shumë mirënjohës”, është shprehur Damien Chazelle.

Aktori më i mirë protagonist për interpretimin në “Manchester by the Sea” u vlersua Casey Affleck, ndërsa sa i përket femrave, trofeu për rolin e Jacqueline Kennedy në filmin “Jackie” e rrëmbeu Natalie Portman.

Ishin 300 anëtarët e Broadcast Film Critics Association, që zgjidhen fituesit e ‘Critics’ Choice Awards’.

COMMENTS