Kushë kë e quan ‘picimul’ e kushë ‘kopjace’ (Video)

Kushë kë e quan ‘picimul’ e kushë ‘kopjace’ (Video)

‘PO’ Princ Leka dhe Elia Zogu nga sot burrë e grua (Video)
Premierë: Genci dhe Mimoza Shkodra publikuan projektin ‘Jemi nda’ (Video)

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu aktualisht është e angazhuar me rolin e saj si anëtare e jurisë në spektaklin ‘The Voice of Albania 6’.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë shumë e aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi nga përditshmëria e saj ose prapaskenat e spektaklit.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video, ku shfaqet një grua shtatëzënë nën tingujt e këngës ‘My Willing Heart’ të këngëtarit James Blake.

E ky postim i këngëtares duket se ka rënë në syrin e kolegëve, madje reperi Capiatl T e ka quajtur ‘kopjace’ Ronën në komentin e tij.

Ndërsa kjo e fundit, ‘e nxehur’ paksa nga komenti, ia ka kthyer atij me fjalët ‘Picimul’.

Sigurisht që kjo ka qenë një shaka e të dyve, pasi dyshja ruajnë një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.

COMMENTS