Kush ua dëmton shikimin?

Kush ua dëmton shikimin?

Konsumimi i alkoolit në prani të fëmijëve, u shkakton atyre dëme në shëndetin mendor
Këtë gjë për trurin tuaj nuk e keni ditur (Video)

Gati 60% e popullsisë në botë ka nevojë për korrigjim të shikimit, thuhet në një studim të bërë së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Një shifër që ngre këmbanën e alarmit për të gjithë ne pamavrësisht moshës dhe stilit të të jetuarit.

Por, cilat janë zakonet e përditshme që dëmtonjnë shikimin tonë?

Mosushqyerja me fruta dhe perime: Duke mos ngrënë fruta dhe perime, ju nuk merrni lëndët ushqyese si nitratet dhe luteinën, që janë shumë të rëndësishme për shikimin. Shtoni në dietën tuaj ushqime të tilla si karrotat, sallata jeshile, spinaqi, agrumet dhe frutat e pyllit.

 

Duhanpirja dhe obeziteti

Nëse jeni duhanpirës, obezë, ose i keni të dyja, rreziku për zhvillimin e glaukomës, kataraktit, degjenerimit makular dhe sëmundjeve të tjera të syrit është shumë i madh. Konsumimi i një diete të pasur me peshk, fruta, perime (sidomos ato që kanë përmbajtje të lartë në vitaminë C dhe zink) ju mbron sytë dhe ju ndihmon të jetoni sa më shëndetshëm.

 

Stresi

Hormoni kortizol i stresit mund të dëmtojë retinën, duke shkaktuar turbullim të shikimit.

 

Leximi shumë afër

Sa më afër fytyrës ta mbani telefonin ose librin, aq më shumë lodhen sytë. Në këtë rast mund të shkaktohet miopia (çrregullim i të parit nga afër). Përdorni rregullin 20-20-20. Çdo 20 minuta bëni një pushim dhe shikoni një objekt 20 metra larg për 20 sekonda.

Mënyra si shikoni tek ekrani i pajisjeve elektronike mund t’ju dëmtojë shikimin: Drita blu tek pajisjet elektronike mund të shkaktojë degjenerim makular, sëmundje që dëmton gradualisht retinën e syrit. Dritat e kompjuterit janë ata që e dëmtojnë më shumë shikimin.

Nëse qëndroni shumë para kompjuterit, duhet të merrni patjetër syze, edhe nëse mendoni se nuk keni asnjë problem me shikimin. Picërrimi i syve para ekranit të kompjuterit mund të shkaktojë ‘sindromën e vizionit të kompjuterit’, tharje të syrit, lodhje dhe dhimbje.

COMMENTS