Kush i zgjonte nga gjumi njerëzit kur s’kishte orë e alarm (Foto)

Derisa në ditët e sotme i përdorim alarmet e orëve dhe të celularëve për t’u zgjuar nga gjumi, shumë kohë më parë njerëzit nuk e kishin kishin këtë ‘privilegj’.

Mirëpo si ia bënin?

Si do ta dinin njerëzit se ka zbardhur dita pa një zile vibruese para shtratit, pa një zë të lartë që t’i zgjonte nga gjumi?

Kohë më parë, kishte një punë që sot mund t’u duket e pa zakonshme. Trokitësi i dyerve ishte ai që i zgjonte njerëzit nga gjumi për të shkuar në punë, përcjellë zico.tv

Para Revolucionit Industrial, kishte njerëz që me këtë punë e fitonin bukën e gojës.

Ata ecnin nëpër rrugët e Britanisë së Madhe e të Irlandës dhe trokisnin në dritaret e njerëzve, për t’u treguar se është koha që ta fillojnë ditën, shkruan Mirror.

Shtrohet pyetja se kush e zgjonte trokitësin e dyerve?!

Kush i zgjonte nga gjumi njerëzit kur s'kishte orë e alarm (Foto)

COMMENTS