Kush është shqipëtari i Barcelonës që e do Shqipëria (Foto)

City në kërkim të ndeshjes perfekte për të eliminuar Liverpoolin
Gjakova humb në çerekfinale,shpresë për të Bronztën

Gianni De Biasi deri më tani nuk ka bërë shumë eksperimente në kualifikueset e Botërorit, por shumë shpejt strategu italian do të ketë disa emra të rinj në listën e kombëtares.
Emri i radhës që do t’u bashkohet kuqezinjve sipas ‘Panorama Sport’ do të jetë Ivan Balliu Kampeni, djaloshi i lindur në Katalonjë, do të jetë një risi në skuadrën tonë Kombëtare.

Mbrojtësi është i lindur në Katalonjë, me baba shqiptar dhe me nënë spanjolle. Futbollisti 25-vjeçar është prej tre sezonesh pjesë e skuadrës së Metzit, në Ligën e Parë të Francës.

Ai është aktivizuar në 16 nga 26 javët e luajtura si titullar dhe së fundmi ka kaluar një dëmtim që e ka lënë jashtë për disa javë. Diskutimet me menaxherin e tij janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt Kombëtarja shqiptare do të ketë në organikë një mbrojtës ‘spanjoll’.

Balliu është rritur tek akademia katalanase e Barcelonës dhe deri në vitin 2008 ka qenë pjesë e Kombëtares U-17 të Spanjës.

COMMENTS