Kush është fajtori për ndarjen e Jonas Brothers?! (Foto)

Kush është fajtori për ndarjen e Jonas Brothers?! (Foto)

Soni Malaj ndryshon pamje (Foto)
Sinan Hoxha dhe Andrra bashkohen më në fund (Foto)

3 vite pas ndarjes së grupit Jonas Brothers, më në fund kemi dikë të cilit mund t’ia vëmë gishtin si fajtor.
Është më i vogli i grupit, Nick Jonas, arsyeja e ndarjes së 3 vëllezërve dhe diçka të tillë e pranon vetë ai.

Duke folur në një intervistë për ‘Whatch What Happens Live’, Nick thotë se ndarja e grupit erdhi si rrufe në qiell të hapur dhe ishte e vështirë për familjen, por tashmë gjithçka është mirë. Vetëm 2 ditë para se të fillonin turneun e radhës, Nick duket se këmbënguli duke thënë jo. Por, ai shton se marrëdhënia e tyre është forcuar që atëherë dhe secili po i gëzohet një karriere të suksesshmë solo.

Kevin tani është bërë baba dhe po merret me jetën e tij familjare ndërsa Joe po korr kënaqësi profesionale me grupin e tij të ri, DNCE. Gjithçka është mirë kur përfundon mirë.

Nick Jonas brothers

COMMENTS