Kush e fitoi garën dhe kë e pret balotazhi

Kush e fitoi garën dhe kë e pret balotazhi

Dje qytetarët e Kosovës u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kështu pushtet lokale.

Në zgjedhjet për kryetar të komunave dhe asamblistë të kuvendeve komunale sipas Komisionit Qendror Zgjedhor kanë marrë pjesë rreth 43.68 përqind e votuesve në gjithsejtë 2505 vendvotime.

Nga rezultatet e deritanishme, nga 38 komuna në balotazh shkojnë : Prishtina, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Jugut, Prizreni, Ferizaj, Istogu, Obiliqi, Podujeva, Klina, Kaçaniku, Rahoveci, Shtimja, Suhareka, Vushtrria, Malisheva dhe Kllokoti.

Ndërsa komunat në të cilat tashmë është i qartë rezultati që në rrethin e parë të votimit janë: Peja, Deçani, Fushë Kosova. Skenderaj, Drenas, Hani i Elezit, Mitrovica e Veriut, Leposaviçi, Lipjani, Novobërda, Shtërpca, Vitia, Zubin Potoku, Zveçani, Juniku, Ranillugu, Graçanica, Parteshi dhe Mamusha.

Komunat dhe kandidatët që shkojnë në balotazh:

Prishtinë: Shpend Ahmeti nga LVV (43,42) dhe Arban Abrashi nga LDK (35,91).

Gjakovë: Ardian Gjini (40,77) nga AAK dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa (31.48).

Gjilan: Lutfi Haziri (43,30) nga LDK dhe Sami Kurteshi nga LVV. (26,97)

Mitrovica e Jugut: Valdete Idrizi (28,56) nga PDK dhe Agim Bahtiri nga AKR (27,10).

Prizren: Shaqir Totaj (29,66) nga PDK dhe Mytaher Haskuka nga LVV (22,43).

Ferizaj: Agim Aliu nga PDK (39,18) dhe Muharrem Sfarqa nga LDK (30,00).

Istog: Haki Rugova nga LDK dhe (43,54)​ Gani Dreshaj nga AAK (37,23) .

Obiliq: Xhafer Gashi nga AAK (49,26) dhe Mehmet Krasniqi nga LDK (27,46).

Podujevë: Agim Veliu nga LDK (48,37) dhe Ajet Potetra nga LVV (29,99).

Klinë: Sokol Bashota nga PDK (36,60) dhe Besim Hoti nga LDK (23,69).

Kaçanik: Besim Ilazi nga PDK (40,38) dhe Basri Kodra nga LVV.(21,26)

Kamenicë: Qëndron Kastarati nga LVV (34,22) dhe Shaip Surdulli nga LDK (28,04).

Rahovec: Smajl Latifi nga AAK (33,40) dhe Ibrahim Kryeziu nga LDK (20,45) .

Shtime: Naim Ismajli nga PDK (38,15) dhe Fatmir Rashiti – kandidat i pavarur (27,93).

Suharekë: Bali Muahrremaj nga AAK (39,98) dhe Sali Asllanaj nga LDK (33,93).

Vushtrri: Ferit Idrizi nga PDK (33,51)dhe Xhafer Tahiri nga LDK (25,71).

Malishevë: Ragip Begaj nga Nisma (40,67) dhe Mursel Gashi nga PDK (27,26.

Dragash: Selim Kryeziu nga LDK dhe Shaban Shabani nga PDK.

Kllokot: Strahinja Spasiç Lista Serbe (48,08) dhe Bozidar Dejanoviç nga GI (37,62).

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:

Pejë: Gazmend Muhaxhiri nga LDK (50,35).

Deçan: Bashkim Ramosaj nga AAK (63,91).

Fushë Kosovë: Burim Berisha nga LDK (63,41).

Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur (85,59).

Drenas: Ramiz Lladrovci nga PDK (59,34).

Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur (57,32).

Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe (66,97).

Leposaviç: Zoran Todiç nga Lista Serbe (62,18).

Lipjan: Imri Ahmeti nga LDK (59,57).

Novobërdë: Svetislav Ivanociç nga Lista Serbe (54,97).

Shtërpcë: Bratislav Nikoliç nga Lista Serbe (74,02).

Viti: Sokol Haliti nga LDK (52.98).

Zubin Potok: Stevan Vuloviç nga Lista Serbe (80,19).

Zveçan : Vuçina Jankoviç nga Lista Serbe (69,26).

Junik: Agron Kuqi nga AAK (58,40).

Mamushë: Abdulhadi Krasniç nga KDTP (53,95).

Graçanicë: Srdjan Popoviç nga Lista Serbe (87,88).

Ranilug: Gradimir Mikiç nga Lista Serbe (77,62).

Partesh: Dragan Petkoviç nga Lista Serbe ( 58,95).

Nga 1,890,952 qytetarë me të drejt votë në Kosovë, të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 819,865 shprehur në përqindje 43,68 për qind.

COMMENTS