Ajo është njëra nga këngëtaret më seks bombë në estradën shqiptare. Gjyste Vulaj është nënë e dy fëmijëve por linjat trupore i ka për t'u lakmuar. Ajo
Ajo është njëra nga këngëtaret më seks bombë në estradën shqiptare. Gjyste Vulaj është nënë e dy fëmijëve por linjat trupore i ka për t’u lakmuar. Ajo vazhdimisht mahnit me skenat dhe pamjen e saj ekstravagante në videoklipet që i realizon.
Por, nuk është vetëm pamja ajo që e ka ngritur lartë në estradë këngëtaren nga Malësia e Malit të Zi, Gjyste Vulaj, përcjellë zico.tv
Këngët që ajo u dhuron ndjekësve të saj, kanë qenë dhe do të mbesin hite të kohës. Të paktën kështu vlerësojnë fansat e saj.
Sezonën e verës Gjystja është super e ngarkuar me dasma por edhe mbrëmje muzikore gjithandej ku ka shqiptarë.
Shtëpi, villa, hotele, troje në Mal të Zi, e Shqipëri dhe në Gjermani, e bëjnë Gjysten ndër artistet më të pasura në estradë. Por, për Gjysten pasuria më e madhe vazhdon të mbetet familja dhe shëndeti.
Gjystja, këngëtarja shumë e pëlqyer tash e mbi dy dekada, me shumë albume muzikore, videoklipe, mbetet ndër fytyrat publike më të përfolura edhe të shtypit rozë, të cilat shpeshherë kanë spekuluar për ndarjen nga burri i saj.
Mirëpo, Gjystja vazhdon të jetojë e lumtur me bashkëshortin e saj kompozitorin Sokol Vulaj, vajzën Rozanën dhe djalin simpatik, Besartin.
Siç duket edhe vajza e Gjystes shumë shpejt do t’i futet industrisë së muzikës.
Derisa vitet po ikin, mbetet të shihet nëse vajza Rozana, do t’ia ‘zërë’ vendin asaj.
Për më shumë video këtu:
COMMENTS