Kurti: Nuk ec Republika, kur ngec arsimimi

Kurti: Nuk ec Republika, kur ngec arsimimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar raportet e progresit, ka thënë se ato janë paralajmërime për atë që e pret Kosovën në të ardhmen.

Sipas tij, edhe rezultatet e dobëta të testit PISA ishin paralajmëruar në Raportin e Progresin 2016.

‘Në faqen 41 të tij thuhej: ‘75% e shpenzimeve të përgjithshme në arsim janë bërë për rrogat dhe rritja e shpenzimeve në arsim është përdorur pothuajse tërësisht për rritjen e pagave në vend të përmirësimit të cilësisë të arsimit (vetëm 0.2% e shpenzimeve në arsim është ndarë për trajnimin e mësuesve). Shpenzimet publike për hulumtime dhe inovacione arritën në vetëm 0.05% të PBB-së, nga të cilat vetëm një e pesta është ndarë për kërkime shkencore dhe grante. Rreth 40% e të diplomuarve me një diplomë profesionale dhe 35% e të diplomuarve me një diplomë universitare nuk posedojnë aftësitë e nevojshme të kërkuara nga tregu i punës’. Edhe të paditur edhe të lirë nuk do të mund të jemi. Nuk ec Republika kur ngec arsimimi’, ka shkruar Kurti në Facebook.

COMMENTS