Kurti: Ka biografi të rrejshme për t’u bërë veteranë

Irak: Vriten dhjetëra militantë afër kufirit me Sirinë
Trump – Nga afaristi deri te presidenti i ri i SHBA-së

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka folur në seancë për ndryshimet që i janë bërë projektligjit për veteranët e luftës.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës veteranët i ka konsideruar më shumë si problem politik e social sesa si zgjidhje kombëtare, siç edhe duhet të jenë.

Kurti tha se kjo kategori ka nevojë për mbrojtje sociale sepse ka kontribuar shumë për Kosovën.

‘Nuk bëhet as drejtësia, as zhvillimi e as projektligji me këso ndryshimesh’ ka thënë Kurti.

Ai tha se numri i veteranëve është fryrë, mirëpo sipas tij vetë qeveria nuk është e interesuar të spastrohet lista e veteranëve.

‘Sepse janë krijuar biografi të rrejshme me miqtë e tyre janë legjitimuar për t’u bërë veteranë’, ka thënë Kurti.

COMMENTS