Kurdisjet skandaloze në futbollin kosovar, dëgjojeni bisedën e gjyqtarëve me Ismet Munishin (Video)

Kurdisjet skandaloze në futbollin kosovar, dëgjojeni bisedën e gjyqtarëve me Ismet Munishin (Video)

Lila: Jam gjithmonë i gatshëm për Kombëtaren, edhe si tifoz
Për sa ndeshje suspendohet Lionel Messi (Video)

Kurdisjet në futbollin kosovar nuk kanë të ndalur.

Dyshimet e qarta u regjistruan në javën që e lam pas ku ndeshjet Ferronikeli-Drenica dhe Besa-Trepça flitej se ishin të kurdisura pasi që shumë baste janë luajtur paraprakisht që dy skuadrat të humbnin ndeshjen, anipse ishin superfavorite.

Por, skandali po del të ketë burim edhe më të thellë dhe se është i kahmotshëm. Indeksonline ka siguruar video ku shihen dhe dëgjohen akterë të futbollit kosovar duke folur për ndeshjet e manipuluara.

Në videon e publikuar nga Indeksonline shihet trajneri i famshëm kosovar, Ismet Munishi në takim me gjyqtarin kosovar, Bajram Gashin, vëzhguesin Ali Ajeti ku temë diskutimi kishin dallaveret që janë bërë e po bëhen në futbollin kosovar.

Gjyqtari Bajram Gashi tregon se si e kishte ndihmuar edicionin e kaluar Dritën që ta mposhtë Prishtinën pas më shumë se 10 vitesh.

Ai tregon se si kishte ndërhyrë direkt në rezultat me vendimet e tij. Gashi po ashtu tregon një thirrje që i ishte bëri edicionin e kaluar për ta mposhtur Prishtinën, shërbim të cilin e kishte kryer pa asnjë cent bakshish.

Temë diskutimi ishte edhe ndeshja e nesërme ku Gashi pritet të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen Drita-Prishtina, ndeshja e rregullt në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjyqtari Gashi e merr ‘aminin’ e vëzhguesit, Ali Ajeti i cili e garanton Munishin se do ta ketë përkrahjen e tyre deri në fund të edicionit në synimin për ta mbajtur Dritën në ligë.

Ky video inçizim do të vazhdoj nesër me pjesën tjetër ku zbulohen edhe detaje tjera nga dallaveret në futbollin e Kosovës.

COMMENTS