Kur Gjyste Vulaj e bën Hot LIVE! (Premierë/Video)

Kur Gjyste Vulaj e bën Hot LIVE! (Premierë/Video)

Adnan Daci promovon këngën e re (Premierë/Video)
Ndahet nga jeta aktori Besnik Kasa, bashkëshorti i Irma Libohovës

Ajo njihet si një nga këngëtaret më të veçanta të estradës sonë. Me një stil dhe dukje ekstravagantë ajo shpesh etiketohet edhe si një nga artistet më provokative me projektet e videoklipet që sjellë gjithmonë. Madje disa herë ka marrë edhe epitetin si femra më e pasur materialisht në showbiz.

Në fakt, Gjyste Vulaj, të gjitha këto i ka arritë falë zërit që ka! Dijmë se bashkëshorti i saj, Sokol Vulaj, është një nga shtyllat kyçe dhe gjithmonë në krah të saj, si në jetën familjare ashtu edhe në karrierën muzikore.

Çifti Vulaj shpeshherë kanë qenë temë e medieve rozë për arsye nga më të ndryshmet, e ndonjëherë edhe nga më të çuditshmet!

Por këtë herë, ata kanë ardhë që të dëshmojnë pse janë një nga çiftet më të mira të estradës!

gjyste vulaj

E kjo më së miri arrihet në një interpretim dhe performancë LIVE, të cilën e realizuan bashkë për programin festiv të ZICO TV.

IMG_0048

Muzikanti Sokoli dhe Gjystja, mjeshtërisht paraqitën një mix me këngë të përzgjedhura si hitet më të mëdha të tyre, raporton zico.tv!

E ne sigurisht që s’kemi arsye të habitemi nga kjo, kur e dijmë shumë mirë se sa perfeksionistë janë të dy dhe sa shumë i kushtojnë rëndësi çdo paraqitje para publikut.

COMMENTS