Kur Bajrami Rexhepi ndante shpërblime për artistët (Video)

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Telegrame ngushëllimi erdhën nga të gjitha anët. Kr

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi.

Telegrame ngushëllimi erdhën nga të gjitha anët.

Krahas politikanëve, janë rreshtuar edhe artistët të cilët po shprehin ngushëllime për vdekjen e Bajram Rexhepit, përcjellë zico.tv

Larg vëmendjes së mediave nuk kishte qenë asnjëherë. E në videon e mëposhtme shihet Bajram Rexhepi në kohën sa pati qenë Ministër i Punëve të Brendshme.

I ftuar në spektaklin ‘Zhurma Show Awards 2011’ ai bashkë me Genta Ismajlin i patën dorëzuar çmimin ‘True Story’ reperit Gold Ag. Ky i fundit i kishte kushtuar këngë heroit Enver Zymberi, i cili është vrarë më 26 korrik të vitit 2011 në një operacion policor për të kthyer nën kontrollin e shtetit të Kosovës pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit.

COMMENTS