Kungull i mbushur

Kungull i mbushur

Ëmbëlsirë e lehtë me kokos (Video)
Omëletë me kërpudha dhe spinaq në tepsi (Video)

Kungulli i mbushur me mish e oriz ka një shije të përsosur.

Përbërësit:

1 kungull hokaido
300 gr mish i bluar pule
50 gr oriz i zier
1 qepë
2-3 thelpinj hudhre
1 lugë gjelle piper i kuq i bluar Podravka
mëlmesa (vegetë, trumëz e piper i zi)
kripë

Udhëzimet:

Kungullit ia heqim pjesën e brendshme, e lyejmë me gjalpë dhe e kriposim.

Në orizin e zier shtojmë qepën dhe hudhrën e grirë, mishin e bluar, kripën e piperin, piperin e kuq dhe mëlmesat. Të gjitha i përziejmë mirë.

Me këtë masë mbushim kungullin. Në fund ia vendosim ‘kapakun’ e larguar më herët.

Kungullin e mbushur e mbulojmë me folie alumini dhe e vendosim në një tepsi, në të cilën kemi vendosur letër për pjekje dhe 100 ml ujë.

Kungulli i mbushur kështu piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë për 70 minuta.
Ju bëftë mirë.

COMMENTS