Përbërësit: 500 gr. kadaif 400 gr. djath krem 100 ml. qumësht 150 gr. gjalpë i shkrirë 300 gr. sheqer 200 ml. ujë Lëng nga gjysma e limonit
Përbërësit:
500 gr. kadaif
400 gr. djath krem
100 ml. qumësht
150 gr. gjalpë i shkrirë
300 gr. sheqer 200 ml. ujë
Lëng nga gjysma e limonit
Përgatitja:
Grijmë kadaifin, shtojmë gjalpin dhe i përzjejmë të dyja. Në tepsinë e furrës shtrojmë gjysmën e kadaifit. Në një enë përziejmë qumështin me kremin e djathit, shtrojmë masën sipër kadaifit.
Sipër kremit të djathit shtrojmë dhe pjesën e dytë të kadaifit. Pjekim në 170 grade C për 30 minuta deri sa të skuqet.
E nxjerim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Sherbetin ia hedhim kur ta konsumojmë.
Sherbeti: ziejmë sheqerin dhe ujin me lëngun e limonit për 4 minuta që kur merr valë, ja hedhim ëmbëlsirës të nxehtë.
COMMENTS