Kundërshtohet ngritja e kampusit të Universitetit të Gjilanit në oborrin e kazermës së FSK-së

Kundërshtohet ngritja e kampusit të Universitetit të Gjilanit në oborrin e kazermës së FSK-së

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 7 hektarëve tokë UP-së ‘Kadri Zeka’ në Gjilan nuk po zbatohet, ngase këtë vendim po e kundërshton Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK).

Ministria e Forcës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës pezullimin e vendimit meqë nuk është e gatshme që të lirojë parcelën, të cilën e menaxhon, por e cila tashmë me vendimin, i cili është marrë duhet t’i kalojë në pronësi Universitetit të Gjilanit, meqë në hapësirën prej 7 hektarësh synohet që të ndërtohet kampusi i ardhshëm për studentët.

Sipas MFSK-së, nuk mund të lirohet hapësira, e cila gjendet brenda kazermës së Forcës së Sigurisë në Gjilan.

Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit të marrëdhënieve më publikun në MFSK, thotë se janë të gatshëm që të dialogojnë me të gjitha palët në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, por që në radhë të parë do të vihet interesi i FSK-së.

COMMENTS