‘Kultura Politike e Kosovës’ nga PhD Behar Haziri fillon të shtypet në letër (Foto)

Libri i parë nga PhD Behar Haziri ‘Kultura Politike e Kosovës’ ka filluar të shtypet në ditën e sotme.

Përmes rrjetit social Facebook, Haziri thotë se ky libër bazohet në analizën empirike-shkencore, si një përpjekje për të sqaruar kulturën në politikë, rregullimin e brendshëm dhe analizën e sistemit politik të Kosovës.

Haziri këtë ditë e quan të rëndësishme, ngase kjo është dita kur nisë promovimi i punës dhe i angazhimit të tij në shkencat politike, shkruan zico.tv

Librin do ta botojë Shtëpia Botuese ‘Toena’.

Ky është postimi i plotë i Hazirit:

Sot është një ditë e rëndësishme për mua në promovimin e punës dhe angazhimit tim në shkenca politike. Sot është futur në shtyp libri im i parë “KULTURA POLITIKE E KOSOVËS”, që bazohet në analizën empirike-shkencore si një përpjekje për të shpjeguar kulturën politike, rregullimin e brendshëm dhe analizën e sistemit politik të Kosovës. Për herë të parë në Kosovë kemi një përpjekje për të sjellë argumentet për dhe kundër, si dhe faktet për dhe kundër në shpjegimin e kulturës politike. Falenderoj shtëpin botuese më të madhe shqiptare TOENA dhe Kryeredaktorën Sonila Kapo, së bashku me stafin menagjues të saj për ndihmën profesionale në realizimin e këtij projekti. Një falënderim i veçantë shkon edhe për mikun tim Arbëresh Dalipi, që bëri një punë të mrrekullueshme për dizajnimin e kopertinave të librit. Falënderoj familjen time për mbështetjen e madhe.

Librit i uroj një rrugëtim të mbarë, ndërsa ju të nderuar lexues ju dëshiroj lexim të këndshëm.
Me respekt,
Behar Haziri, PhD

COMMENTS