Kulla e djegur në Londër, zona ku u rrit Rita Ora (Foto)

Zakonet e çuditshme të yjeve
Adelina Tahiri nxjerr në pah të pasmet, por… (Foto)

Djegia e ndërtesës shumëkatëshe në Londër e ka prekur tej mase superyllin shqiptar, Rita Ora.

Kulla e Grenfellit në Londër është djegur mbrëmjen e kaluar duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale nga yjet e shumta.

Ndër yjet botërore që ka reaguar ka qenë edhe vet Rita, e cila është rritur në Londër.

Ajo thotë se e njeh këtë zonë dhe se është prekur tej mase nga ky zjarr në lagjen afër vendbanimit të saj.

‘Nuk mund të besoj se kjo po ndodh afër vendbanimit tim. Lutem për të gjithë ata që janë të përfshirë dhe zemra ime po rrah aq shpejt për ta. Unë kam luajtur në këtë bllok dhe dua të bëj gjithçka për t’i ndihmuar’, u shpreh Rita Ora në postimin e saj në Instagram.

Rita Ora së fundmi po jeton mes Londrës dhe Los Angelesit për shkak të angazhimeve profesionale.

COMMENTS