Kuksianët protestojnë për taksën e rrugës, Rama u flet për fluturime me çmime të lira

Kuksianët protestojnë për taksën e rrugës, Rama u flet për fluturime me çmime të lira

Ndërkohë që në Kukës po përgatitej fillimi i protestës për taksën në Rrugën e Kombit, kryeministri Edi Rama, nga Vlora njoftoi se tashmë kuksianët do

Ndërkohë që në Kukës po përgatitej fillimi i protestës për taksën në Rrugën e Kombit, kryeministri Edi Rama, nga Vlora njoftoi se tashmë kuksianët do të kenë mundësi të fluturojnë lirë.

Kryeministri tha se qeveria po punon për të hapur aeroportin e Kukësit, të cilit do t’i garantohet një fluks i lartë, për shkak të tarifave të ulëta të fluturimit.

‘Qeveria po vijon negociatat për vënien në punë sa më shpejt të aeroportit të Kukësit. Ky aeroport do t’i shërbejë një hapësire shumë të rëndësishme shqiptare dhe është një aeroport që do të jetë i garantuar me një fluks të lartë, pasi do të mbulojë të gjitha fluturimet me Anglinë, Gjermaninë, Zvicrën dhe zonat ku ka shumë shqiptarë. Pa llogaritur pastaj edhe shqiptarët e Kosovës, që do ta kenë shumë më të lehtë të përdorin aeroportin e Kukësit, si rezultat i çmimeve te ulëta’, deklaroi Rama.

Ndërkaq, përmes rrjetit sociale Facebook, Edi Rama paralajmëroi një komunikim të drejtpërdrejtë për në orën 19:00 ‘me shqiptarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit’.

‘Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin’, ka shkruar Rama pas protestës së dhunshme në hyrje të tunelit të Kalimashit.

COMMENTS