Kujdes: Mos e teproni me ushqimet e shëndetshme!

Konsumi i tepërt i ushqimeve të shëndetshme mund të jetë po aq i rrezikshëm sa ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme.
Ekspertët dhe dietologët na paralajmërojnë se tejkalimi i marrjes së kalorive apo mineraleve në një ditë, mund të ketë një efekt të kundërt në organizmin tonë.

Ja disa nga ushqimet me të cilat nuk duhet ta teprojmë:

Portokalle dhe domate

Duhet të jeni të kujdesshëm mos të abuzoni me këto prodhime të shijshme, sepse ngrënia e domates apo portokallit në mënyrë të pakontrolluar mund të rrisë aciditetin në stomak, një gjendje mjaft bezdisëse kur arrin deri në ezofag.

Konservat e peshkut ton

Nëse hani shumë peshk ton, ju rrisni në mënyrë të frikshme nivelet e merkurit (zhivës) në trup. Kjo gjë mund të çojë në probleme me shikimin, mungesën e koordinimit, dhe dobësi të muskujve.

Soja

Konsumimi i sojës në mënyrë të kontrolluar mund të ndihmojë në nivelet optimale të kolesterolit dhe presionit të gjakut, por në rast se e teproni ajo pengon thithjen e hekurit nga organizmi dhe ka potencial për të shkaktuar mangësi të këtij minerali kaq të rëndësishëm. Konsumi afatgjatë i sasive të mëdha të sojës ka potencial për të shkaktuar hyperplasia endometrial, një gjendje që mund të çojë në kancer të mitrës.

Spinaq

Spinaqi është një burim i shkëlqyer i proteinave, fibrave, vitamina të ndryshme dhe mineraleve. Megjithatë, spinaqi është gjithashtu i pasur me oksalate, një kompleks që mund të çojë në formimin e gurëve në veshka.

COMMENTS