Kujdes kur ta shihni sot Policinë e Kosovës në rrugë, kanë një aksion

Kujdes kur ta shihni sot Policinë e Kosovës në rrugë, kanë një aksion

Nga sot Policia e Kosovës do të nisë një aksion të ri në komunikacion në rajonin e Prishtinës. Mbështetur në vlerësimet e fundit analitike që i jan

Nga sot Policia e Kosovës do të nisë një aksion të ri në komunikacion në rajonin e Prishtinës.

Mbështetur në vlerësimet e fundit analitike që i janë bërë situatës së sigurisë në trafik, nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), janë ngritur shqetësimet lidhur me numrin aktual të aksidenteve.

Ndërlidhur me këtë, sipas Policisë, ata kanë paraparë masat që duhen ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore për uljen e ngjarjeve aksidentale dhe të pasojave që i shoqërojnë ato.

‘Me gjithë faktin se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës si dhe ka shtuar masat dhe kontrollet e saj duke synuar uljen e numrit të aksidenteve, përsëri është konstatuar se krahas kontrolleve të strukturave të policisë është e nevojshme të punohet më shumë edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor’, bën të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë për media.

Policia vlerëson se, mbështetur mbi këtë bazë, në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës, NJRKRR në, që nga (sot) data 08/05/2018, do të fillojë me implementimin e planit operativ ‘Kontrolli i shtuar i komunikacionit’ – ku fokusimi kryesor do të jetë në tejkalimin e shpejtësisë, tejkalimi në vijën e plotë, si dhe kundërvajtje të tjera.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë derisa të vlerësohet që ka arritur efektin e dëshiruar.

COMMENTS