Kujdes: Coca Cola ju shkakton probleme!

Shumë nga ne e kemi vështirë t’i ndahemi pijes së Coca Colës. Por, një studim shokues ka treguar se meshkujt që konsumojnë shumë Coca Cola dhe pije të tjera të gazuara po dëmtojnë organin e tyre gjenital. Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i një litre me pije të gazuara në ditë ul sasinë e spermatozoideve me 30%.

Konsumimi i tepërt i Coca Cola dhe pijeve të tjera të gazuara shkakton gjtihashtu probleme me ereksionin tek meshkujt. Ky fakt është zbuluar nga shkencëtarët e Universitetit ‘Nikola Koperniku’ dhe profesorit Franciszek Lukaszczyk nga Spitali Memorial në Bydgoszcz, në Poloni.

Shkencëtarët theksojnë se, edhe pse ereksioni varet nga disa faktorë, si fizik ashtu edhe psikologjik, përbërës të caktuar tek pijet e gazuara ndikojnë gjithashtu tek problemet e të ‘ngriturit’.

Ata pretendojnë se një ëmbëltues i gjendur tek këto pije mund të dëmtojë arteriet tek penisi, duke penguar qarkullimin e lirshëm të gjakut nëpër muskuj.

Shkencëtarët dolën në përfundimin se konsumimi i një kanaçe coca-cola ose pije tjetër të gazuar nuk ka ndonjë efekt anësor kaq alarmues tek meshkujt, megjithatë, ata që i konsumojnë këto produkte duhet të limitojnë sasinë e sheqerit në përgjithësi.

COMMENTS