Kufjet pa tel rrezik për njerëzit

Rolls-Royce Ghost, vetura e krijuar për pasanikët e rinj (Video)
Probleme me ‘WhatsApp’? Ja çfarë ka ndodhur (Foto)

Apple ka hequr kufjet e zakonshme me tel dhe ato i ka zëvendësuar me wireless në shpikjen e saj më të fundit iPhone 7.

Të ashtuquajturat AirPods kanë zgjuar shumë interes tek njerëzit – ato janë të cilësisë së lartë, rezistente ndaj ujit, të lehta për t’u mbajtur dhe nuk kanë nevojë për tela.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, deklaroi gjatë prezantimit të iPhone 7 se këto kufje janë hapi i parë drejt të ardhmes së wireless-it.

Por, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se këto pajisje mund të kenë një ndikim shkatërrues në shëndetin e njeriut.

Të fuqizuar nga teknologjia e Bluetooth-it, AirPods transmetojnë valë me intensitet të ulët në vesh. Studimet tregojnë se me kalimin kohës, këto valë dobësojnë barrierën ndërmjet gjakut dhe trurit, që është i rëndësishëm për të mbajtur larg toksinat kimike.

‘Po luajmë me zjarrin’, tha dr. Joel Moskowitz, profesor tel Shkolla e Shëndetit Publik UC Berekely, për Daily Mail Online.

‘Po vendosim afër trurit një pajisje që emeton valë. Është shumë e rrezikshme’.

Nuk është përcaktuar ende frekuenca ekzakte që këto kufje me Bluetooth emetojnë. Ndërkohë inxhinierët dhe drejtuesit e marketingut të Apple-it insistojnë se emetimet e valëve janë brenda rregullave të vendodura nga Komisioni Federal i Komunikacionit.

Dr. Leif Salford, një nga hulumtuesit shkencorë më të mëdhenj në botë në fushën e rrezatimit të telefonave celularë, thotë se celularët mund të jenë më të dëmshme nëse mbahen pak larg nga koka kur flasim me zë të lartë, se sa kur e vendosim tek veshi kur bëjmë ndonjë telefonatë.

COMMENTS