Kualifikimi i Shqipërisë, shpresë tek grupi E dhe F

Kualifikimi i Shqipërisë, shpresë tek grupi E dhe F

Ja çfarë bëri Xhaka pas fitores së Shqipërisë ndaj Izraelit
Ish-mesfushori i Dritës flet për turpin që ndjeu në humbjen e thellë nga Barca

Shqipëria do të presë edhe rezultatet e ndeshjeve në dy grupet e fundit E dhe F për të parë nëse është njëra nga katër skuadrat e renditura në vendin e tretë që kualifikohen.

Por, cilat kombinime e kualifikojnë Shqipërinë?

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit B, C dhe D, Shqipëria nuk pati asnjë përfitim. Dje në mbrëmje (ora 21:00) e gjithë vëmendja ishte te nga ndeshja mes Çekisë dhe Turqisë, por skuadra e drejtuar nga Terim fitoi me rezultatin 0-2, duke djegur mundësinë për kuqezinjtë.

GRUPI E
Italia me 6 pikë luan me Irlandën e vendit të fundit dhe një fitore e ‘axurrëve’ ose një barazim do t’i vlente Shqipërisë për shkak se Irlanda ka vetëm një pikë. Me interes është edhe ndeshja mes Belgjikës me 3 pikë dhe Suedisë me 1 pikë. Për Shqipërinë do të duhej një fitore e belgëve ose një barazim.

GRUPI F
Hungaria që ka 4 pikë përballet me Portugalinë me 2 pikë dhe për Shqipërinë rezultati më i mirë do të ishte fitorja e hungarezëve. Ndërsa në ndeshjen tjetër fitorja e Islandës ose Austrisë nuk do të ndikonte në ecurinë e Shqipërisë.

COMMENTS