Ksova me hapa gjigant në renditjen e FIFA-s

Ksova me hapa gjigant në renditjen e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë përparimin më të madh në renditjen e FIFA-s që nga anëtarësimi në shtëpinë botërore të futbollit.

Dy fitoret e realizuara në miqësoret e muajit mars kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos, kanë ndikuar që Kosova ta përmirësojë pozitën e saj për 24 vende në renditjen e re të publikuar nga FIFA. Tani Kosova renditet në pozitën e 152 me 164 pikë të grumbulluara. Një ngritje të lehtë në renditjen e publikuar sot nga FIFA ka pasur edhe Shqipëria. Kuqezinjtë janë ngritur për dy pozita edhe pse nuk po kalojnë formë të mirë në ndeshjet e fundit.

COMMENTS