Kryhet thirrja e parë me kodin e ri telefonik të Kosovës +383

Kryhet thirrja e parë me kodin e ri telefonik të Kosovës +383

Vuçiq: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Kosovës
Në Gjilan hapet Panairi i Sportit

Në një konferencë për shtyp, Telekomi i Kosovës ka realizuar zyrtarisht thirrjen e parë me kodin e ri telefonik +383.

Drejtori menaxhues i Telekomit, Agron Mustafa, ka thënë se ky është një lajm të madh për Kosovën, pasi ky kod i ka munguar shtetit që nga çlirimi.

‘Me zbatimin e kodit të ri, gradualisht kodet e tjera do të eliminohen. Kodi +381 deri në fund të 2017 do të largohet tërësisht’, ka thënë Mustafa derisa e ka realizuar thirrjen.

Kosova ka marrë kodin telefonik +383, nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) më 15 dhjetor.

COMMENTS