Kryhet obduksioni i trupit të policit Armend Trena që u gjet dje në Lepenc

Kryhet obduksioni i trupit të policit Armend Trena që u gjet dje në Lepenc

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se autopsia e trupit të Armend Trenës tashmë ka përfunduar dhe se trupi është

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se autopsia e trupit të Armend Trenës tashmë ka përfunduar dhe se trupi është nisur për tek familjarët në Kaçanik.

Arsim Gërxhaliu, ka thënë për Gazetën Express se autopsia e trupit të pajetë të policit që u gjet dje 6 kilometra nga vendi i ngjarjes në lumin Lepenc, ka përfunduar në orën 11:20.

‘Autopsia është kryer në orës 11:20 dhe vetura zyrtare është nisur për ta kthyer trupin tek familjarët në Kaçanik’, tha Gërxhaliu.

Trupi i policit Armend Trena u gjet të hënën nga Njësitet kërkimit të shpëtimit të FSK’së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Emergjenca. Trupi i gjet rreth orës 16:30, në kilometrin e 6’të, në hyrje të Hanit të Elezit, nga vendi i aksidentit në lumin Lepenc.

Siç kanë bërë të ditur familjarët e Armend Trenës përmes rrjeteve sociale, varrimi i policit do të bëhet këtë pasdite në orën 16:00.

Ndërkaq, për policin tjetër që u gjet javën e kaluar, Malësor Dashin, ende nuk kanë përfunduar analizat laboratorike, e për këtë Gërxhaliu tha për Express se kërkon pak kohë.

COMMENTS