Kryhen me sukses implante kokleare në QKUK (Foto)

Kryhen me sukses implante kokleare në QKUK (Foto)

Receta natyrale për largimin e gurëve në veshka
Shkencëtarët: Fshirja e kujtimeve është e mundur (Video)

Me 5 dhe 6 korrik, në vazhdimin e projektit për Implantim Koklear (Vesh Bionik, vesh artificial) në Klininkën Otorinolaringologjike të QKUK-së janë implantuar edhe 3 fëmijë kosovarë nga mjekët sllovenë dhe vendas. Deri tani implante të tipit ‘Cochlear’- Australi janë implantuar gjithsej 8 fëmijë dhe 2 persona të rritur përgjatë viteve 2015-2016.

Duke nisur nga viti 2010-2011 kur janë implantuar 15 fëmijë nga mjekët e Emirateve të Bashkuara Arabe, pastaj 10 fëmijë të tjerë nga ana e mjekëve austriakë dhe zviceran në vitet 2013-2015. Pra, gjithsej janë 45 raste, 30% të të cilëve janë implantuar nga mjekët vendas nën mbikqyrjen e kolegëve të sipërpërmendur.

Përkundër shumë mungesave dhe pamundësive, në QKUK po arrihet të kryhen operacione kulmimante dhe fëmijët kosovarë nuk kanë nevojë që të udhëtojnë jashtë shtetit për operacione të tilla, thotë Dr. Aziz Mustafa, për portalin zico.tv

Projekti është financuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ndërsa vlera e një implanti të tillë kap vlerën prej 20 mijë eurosh.

Ndryshe, Implanti Koklear është një pajisje elektronike e cila implantohet tek njeriu në mënyrë kirurgjikale dhe që mundëson dëgjimin tek një person i cili është plotësisht i shurdhër ose që ka një humbje të thellë të dëgjimit.

dr aziz 3

dr aziz 2

dr aziz 1

Aziz Mustafa

COMMENTS