Kryetari i Venecias paralajmëron se kush thërret “Allahu Ekber” do të vritet

Kryebashkiaku italian, Luigi Brugnaro, ka urdhëruar policët që të qëllojnë me armë drejt atyre që thërrasin “Allahu Ekber” në qytetin e tyre.

Brugnaro pretendon se qyteti i Venecias është më i sigurt se Barcelona, ku së fundi vdiqën 14 persona nga një sulm terrorist, shkruan gazeta britanike Mirror.

Ai ka krahasuar vendin e tij me Barcelonën, duke thënë se “në krahasim me Barcelonën, ku nuk kishin krijuar kurrfarë mbrojtje, ne duhet të mbajmë rolin tonë”.

“Nëse dikush bërtet në sheshin tonë Shën Marku “Allahu Ekber” ne do ta vrasim atë”, ka thënë kryebashkiaku.

Në Venecia së fundi janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët kishin planifikuar një sulm me thikë ndaj turistëve.

“Ata duan të shkojnë tek Allahu, por ne do t’i dërgojmë atje para se të shkaktojnë ndonjë dëm tek ne”, shtoi ai.

COMMENTS