Kryetari i Prishtinës po mbahet ende nga policia italiane në Milano

Kryetari i Prishtinës po mbahet ende nga policia italiane në Milano

Mbi 100 policë gjerman të lënduar (Video)
Mustafa: Helmut Kohl, arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti nuk është liruar ende pas ndalimit që i është bërë mbrëmë nga policia italiane në Aeroportin e Milanos.

Arsyeja e ndalesës ka të bëjë me verifikimin e emrit pasi si duket në sistemin e Schengen është edhe një person me emër të tillë që po kërkohet nga autoritetet spanjolle.

Në Ministrinë e Jashtme të Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë më shumë, por kanë theksuar se Konsullata e Kosovës në Milano është duke u marrë me rastin e Shpend Ahmetit.

Ndryshe vetë Ahmeti ka sqaruar dje këtë situatë nga policia italiane. Ai mohon të jetë arrestuar, por thotë se ishte vetëm një vonesë me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë.

COMMENTS