Kryesia e VV-së nuk i pranon dorëheqjet pa u diskutuar mospajtimet

Kryesia e VV-së nuk i pranon dorëheqjet pa u diskutuar mospajtimet

Haziri: Të martën votohet Demarkacioni
30 vjeçarja goditet nga një veturë te rrethi në Prishtinë, policia jep detaje

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), pas një mbledhjeje, që ka zgjatur rreth pesë orë, ka dalë me një qëndrim për dorëheqjet e fundit të disa prej figurave kryesore nga postet partiake, shkruan sot Koha Ditore.

Qëndrimi i Kryesisë së LVV-së, sipas nënkryetares, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, është që të mos i pranojë dorëheqjet dhe që me secilin të dorëhequr të diskutojë lidhur me mospajtimet e shfaqura. Ajo në një prononcim për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ka mohuar mundësinë e ndarjes së partisë, derisa ka potencuar faktin se nuk ka dorëheqje nga partia, por vetëm dorëheqje nga postet partiake. Ndërkohë që deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, i ka quajtur dorëheqjet e paarsyeshme.

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku, ka thënë se duhet të qartësohet fakti që këtu bëhet fjalë për disa dorëheqje nga postet drejtuese, por jo nga Lëvizja. ‘Ne si Kryesi kemi marrë qëndrim që me të gjithë këta, sepse e kaluara na lidh shumë më shumë, më tepër, se që mund të kemi mospajtime, të bisedojmë, t’i ftojmë bashkë. Ne nuk i kemi pranuar ato dorëheqje, sepse mendojmë që duhet të bisedojmë sërish me secilin veç e veç, duke e vlerësuar lart kontributin e secilit deri tani në Lëvizje’, është shprehur Mulhaxha-Kollçaku.

COMMENTS