Kryesia e LDK-së: Demarkacioni të ratifikohet në Kuvend

Koloneli Dritan Demiraj paralajmëron Serbinë: Jemi 8 milionë shqiptarë në Ballkan (Foto)
Kthimi ‘me marrëveshje’ i Listës Serbe

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt, anëtarët e së cilës njëzëri janë pajtuar që marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, duhet të ratifikikohet në Kuvend, në mënyrë që të hapet rruga e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së dhe proceseve tjera integruese dhe zhvillimore.

Gjatë takimit, u bisedua për proceset aktuale në vend dhe për orientimet e LDK-në në zhvillimin e mëtejmë të vendit.

Sipas një komunikate për media anëtarët e Kryesisë, biseduan për çështjen e shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

‘Pas diskutimeve shterruese, anëtarët e Kryesisë së LDK-së, njëzëri u pajtuan që duke u bazuar në punën e komisionit shtetëror, vlerësimin e komisionit ndërkombëtar të krijuar nga ish-Presidentja Jahjaga, si dhe qëndrimin e Presidentit Amerikan Barack Obama, të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe mesazheve të qarta të ndihmës sekretares amerikane Victoria Nuland e personaliteteve të tjera evropiane, duhet të vazhdohet me ratifikimin në Kuvend të kësaj marrëveshje, e cila do t’i hap rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së dhe proceseve tjera integruese dhe zhvillimore’.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për procesin e riformatimit të kabinetit qeveritar të Kosovës, me ç’rast ka dominuar mendimi se kabineti qeveritar mund të fuzionohet dhe të fuqizohet me potenciale të reja, të cilat do të fuqizonin edhe më tutje procesin e reformave që po zhvillohen nga Qeveria e Kosovës.

Anëtarët kryesisë së LDK-së, u pajtuan që në mbledhjen e radhës të vijnë me propozime konkrete në këtë drejtim, të cilat do të diskutohen me partnerët e koalicionit me qëllim të fuqizimit të këtij procesi.

Temë tjetër e takimit ishin edhe çështjet që lidhen me buxhetin e Republikës së Kosovës dhe nevojën e adresimit të disa çështjeve të rëndësishme në këtë drejtim.

COMMENTS