Kryesia cakton sot seancën për tri interpelanca të kryeministrit

Kryesia cakton sot seancën për tri interpelanca të kryeministrit

Media serbe: Shqiptarët do ta sulmojnë veriun para 25 prillit
Policia e Kosovës del në Maqedoni për kërkimin e dy policëve, FSK ndalet në kufi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare do të mblidhet sot, në orën dhjetë, për të vendosur për datën e mbajtjes së seancës së radhës të legjislativit, e cila, sipas paralajmërimit do të ketë një rend dite voluminoz 20 pikash.

Ndër to edhe tri interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj, të kërkuara nga opozita: një për reduktimet e energjisë, tjetra për mbulimin e faturave të papaguara të energjisë në veri, dhe një tjetër për marrëveshjen komerciale ndërmjet kompanisë ‘Contour Global’ dhe Qeverisë për termocentralin ‘Kosova e Re’.

Në vazhdim rendi i mundshëm i ditës për seancën e e ardhshme të Kuvendit.

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga Seancat e mëparshme,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 003.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar ‘Deputetët e Pavarur’, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit ‘Kosova e Re’ të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,

Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Marrëveshja e kryetarëve të dy grupeve parlamentare: Lëvizjes Vetëvendosje dhe Grupit të deputetëve të pavarur për kryesimin e komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësimin me anëtarë në komisionet parlamentare,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

COMMENTS