Kryeministri zotohet se do t’i përkrahë bizneset dhe prodhuesit në Kosovë

Kryeministri zotohet se do t’i përkrahë bizneset dhe prodhuesit në Kosovë

Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim Merve Ozer Yilmaz, Përgjegjëse për kompaninë 'NEWKO Balkan' në Suharekë, si dhe zëvendëskryetare e Bordit

Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim Merve Ozer Yilmaz, Përgjegjëse për kompaninë ‘NEWKO Balkan’ në Suharekë, si dhe zëvendëskryetare e Bordit të Drejtorëve të Holdingut ‘Ozerband’.

Në këtë takim, Kryeministri Haradinaj i njoftoi mysafirët me vendimet e deritashme për lehtësimet e të bërit biznes dhe hapat që janë ndërmarrë nga Qeveria që prodhuesit në Kosovë të jenë të barabartë me prodhuesit rajonal dhe prodhuesit e shteteve të Bashkimit Europian.

Merve Ozer Yilmaz prezantoi punën dhe disa prej sfidave me të cilat ballafaqohet kompania ‘NEWKO Balkan’, si dhe vlerësoi pakon e re fiskale e cila ka hyrë në fuqi që nga fillimi i viti 2018.

‘Pas hyrjes në fuqi të pakos fiskale, në Kosovë janë krijuar kushte shumë të favorshme biznesore. Lirimet e shumta nga detyrimet fiskale në importin e repromaterialit, pajisjeve dhe teknologjisë e bëjnë Kosovën ambient shumë të përshtatshëm biznesor’, tha Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri u zotua se do t’i adresojë problemet e prodhuesve, që të marrin zgjidhje adekuate. Përfaqësuesit e kompanisë ‘NEWKO Balkan’ falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, si dhe për gatishmërinë për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen bizneset dhe prodhuesit në Kosovë.

COMMENTS