Kryeministri Mustafa paraqitet sot në interpelancë (Live)

Kuvendi sot mban seancë, Haradinaj në katër interpelanca
Shtetet e BE-së gjejnë kompromisin për të lejuar pjesëmarrjen e Kosovën në Samitin e Sofjes

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën me pika të mbetura nga seancat e kaluara.

Në seancën e sotme pritet të votohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, rekomandimet në lidhje me mos zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe rekomandimet në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

Gjatë kësaj seance në interpelancë pritet të paraqitet kryeministri Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi.

LIVE NGA KUVENDI I KOSOVËS

Në interpleancë do të paraqitet edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri.

COMMENTS