Kryeministri Mustafa në kongresin e Partive Popullore Evropiane

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që

Kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që mbahet në Malt.

‘Lidhja Demokratike e Kosovës njofton qytetarët dhe publikun e gjerë për pjesëmarrjen e saj në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP), me ç’rast kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa do të paraqitet me fjalim para krerëve të EPP-së, njëherësh përfaqësues të qeverive dhe institucioneve evropiane’.

EPP është grupi më i madh parlamentar në kuadër të Parlamentit të Bashkimit Evropian, institucion i cili përkrah fuqishëm perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës.

‘Kryeministri dhe delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës është paraparë të vijojë një agjendë të ngjeshur të takimeve, të cilat i shërbejnë sensibilizimit të opinionit vendimmarrës dhe evropian në lidhje me synimet e Republikës së Kosovës për integrim në institucionet ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjes në agjendën zhvillimore evropiane’, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kongresi i Partive Popullore Evropiane do të mbahet në Maltë, në datat 29 dhe 30 mars.

COMMENTS